Diçka nga unë

E adhuroj Londrën
Por zemrën e kam në Tiranë. Kam jetuar thuajse 2 dekada në Angli, është vërtetë një vend i mrekullueshëm të cilit i deryrohem shumë. Më ka rritur dhe formuar në këtë person që jam sot, do ti jem gjithmonë mirënjohëse për derën e hapur. Por ka diçka në Tiranë, që më mbush zemrën plot. Shumë njerëz çuditen kur i them që jam kthyer në Shqipëri, më shikojnë shtrembër athua se është fundi i botës. Kryesisht janë ata që nuk kanë jetuar ndonjeherë jasht. I kuptoj!
Kam mësuar që duhet ti japim më shumë rëndësi gjërave që na gëzojnë zemrën. Këtu afër njerëzve që dua, për momentin është më e mira për familjen time të vogël.

Vajza ime…
Është gjëja më e vështirë që kam bërë, më ka ndryshuar jetën. Më ka ndryshuar mua. Që nga 5 vite infertilitet, lindje traumatike dhe një përshtatje shumë të vështirë me një jetë të re, më është dashur shumë kohë të gjej veten përsëri. Disa femra përshtatshen shpejt dhe me lehtësi, disa jo. Është ok gjithsesi, merrni kohën që ju duhet. Nëse po kalon një kohë të vështirë me infertilitetin ose emocionet para/pas lindjes, më shkruaj. E di shumë mirë si mund të ndjehesh. Sinqerisht që kalon, mos u shqetëso.

NakedEarth…
Është provokative. Emrin nuk e kam zgjedhur unë, por kur ma thanë si ide, skishte si të ishte tjetër!
Gjithmonë kam zgjedhur të blej një produkt që më duhet dhe që kryen funsionin tamam sesa 3 produkte qe më hyjnë në punë disi. Jam kundër blerjes të gjërave kot kështu që zgjedh me kujdes. Më pëlqen natyra, mundohem gjithmonë të zgjedh produkte miqësore për të. Në Shqipëri është e vështirë, a dini gjë ku është pika më e afërt e juaja për të ricikluar?
NakedEarth është një projekt i bukur, me inspiron çdo ditë. Kudo që të blini produkte për fëmijët zgjidhni siguri dhe kredibilitet. Dhe jo, nuk është diçka që duhet ta merrni të mirëqenë. Nuk do zgjidhja asnjëherë një brand për NakedEarth që nuk ka minimalisht një webpage për atë që përfaqëson. Një brand duhet të kujdeset për produktin e tij, për impaktin që mund të ketë ai produkt në planet dhe mbi te gjitha për skuadrën e tij. Kjo është siguria jonë, për ty.

Share

You Might Also Like

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *