
Shpresoj te mos jem e vetmja, por balta më frikëson. Ama e kuptoj shumë mirë vajzën time, si unë dikur dhe mundohem të jem e qetë teksa e shikoj në këtë gjendje. Se fundja….baltë është.
Por teksa e shikoj të luajë, ka një qetësi dhe një kuriozitet të madh. E shtyp me atlete, bën ndonjë figurë me shkop edhe nganjëherë më hedh një shikim për të parë reagimin tim. Unë normalisht buzëqesh dhe e inkurajoj të eksplorojë. Ama mendjen e kam sesi do ulet në makinë…
Mikesha ime që më shikon dhe më njeh mirë, më thotë “Boh e di që është bërë pis, mos e vrit mendjen. Prekja e baltës i bën fëmijët të flenë mirë.”
E verteta është që luajtja me baltë, këto kohët e fundit është përhapur shumë, madje dhe në kopështe. Ka prova që sugjerojnë se loja me baltë është një nevojë bazë biologjike dhe kjo lloj loje ka shumë përfitime fizike, psikologjike dhe emocionale për fëmijët.
7 arsyeje pse duhet të lejojmë fëmijët të luajne me balte:
- Rrit aktivitetin e trurit
- Rrit aktivitetin fizik
- Redukton sensitivitetin ndaj depresionit
- Ndihmon në alergji dhe simptomat e astmës
- Rrit kreativitetin
- Ndërton një lidhje me natyrën
- Krijon kujtime të bukura fëmijërie
Si prind e gjej veten cdo ditë duke mësuar gjëra të reja dhe mundohem të dal nga zona e komfortit. Në fundjavë vajza ime nuk flen gjumë në drekë, por atë ditë fjeti plot 3 orë.
A luajnë fëmijët tuaj me baltë? Po ju si ndiheni?