Vajza ka qejf baltën – unë jo shumë!
Shpresoj te mos jem e vetmja, por balta më frikëson. Ama e kuptoj shumë mirë vajzën time, si unë dikur dhe mundohem të jem e qetë teksa e shikoj në këtë gjendje. Se fundja….baltë është. Por teksa e shikoj të luajë, ka një qetësi dhe një kuriozitet të madh. E shtyp me atlete, bën ndonjë figurë me shkop edhe nganjëherë më hedh një shikim për të parë reagimin tim. Unë normalisht buzëqesh dhe e inkurajoj të eksplorojë. Ama mendjen e kam sesi do ulet…