Kokoso Balm – 7 mënyra për ta përdorur

Në Janar thyem rekorded tona personale në shitjen e Kokoso Balm Stick, nuk besoj të ketë mbetur njeri pa blerë një!

Kështu që shpesh herë na vinte pyetja: Për çfarë mund ta përdor këtë balm?

Më poshte keni 7 ide që Kokoso Balm ju vjen në ndihmë.

1. Për aventurat në natyrë

Mbajeni në xhep për të gjitha aventurat tuaja në natyrë, në mënyrë që të mund ta keni kollaj ta pëdorni nëse ju pickon diçka kur jeni jashtë e rrotull me të vegjlit tuaj që kërkojnë argëtim.

2. Balsam për byçën

Përdoreni në vend të një kremi tradicional të pelenave. Balm formon një barrierë mbrojtëse që mban hidtratimin brënda në lëkurë. Nëse do ta pëdorni për këtë funksion, ju sugjerojmë ta pëdorni ekskluzivisht për ate zonë të trupit.

3. Balsam para gjumit

Livanda është e njohur për vetitë e saj natyrore qetësuese si për shqisat ashtu edhe për lëkurën. Balsami me livando organike mund të aplikohet në pikat e pulsit për të evokuar aromën qetësuese të gjumit para gjumit. Ëndrra të ëmbla me livando, vogëlushe!

4. Balsam i motit të ftohtë

Përpara se të dilni jashtë, aplikoni balsamin në fytyrën e të voglit tuaj për të krijuar një pengesë mbrojtëse ndaj motit të ftohtë. 

5. Balsam për fytyrën

Nga skuqja e daljes të dhëmbëve, hundët e skuqura dhe faqet e plasaritura deri te rrudhat e qafës  – thjesht hapeni dhe pëdoreni!

6. Balsam buzësh

Shumë e përdorin këtë produkt si balsam të trashë për buzët, dhe me të vërtetë bën mrekulli për t’i mbajtur buzët në mënyrë natyrale të buta dhe të ushqyera. Dhe jo vetëm për fëmijet tuaj. Buzëqesh gjithandej!

7. Balsam duarsh

Fëmijët më të mëdhenj mund ta mbajnë një të tillë në çantën e shkollës për të luftuar acarimin dhe tharjen e lëkurës nga larja dhe dezinfektuesi. 

Nëse nuk e keni blerë, mund ta blini këtu.

Por nëse e adhuroni po aq shumë sa ne, na shkruani më poshtë mendimin tuaj. Për çfarë e përdorni më shumë?

Share

You Might Also Like

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *