Colief Baby Scalp Oil – 30ml
Kujdesi për skalpin e fëmijës tuaj.
Vaji i kokës së foshnjës Colief është formuluar, me përbërës të ardhur nga natyra, duke përfshirë vajin e trëndafilit dhe kamomilin, për të hidratuar dhe qetësuar butësisht lëkurën dhe skalpin e foshnjës tuaj. Thjesht masazhoni vajin në lëkurën ose skalpin e foshnjës dhe kjo përzierje hidratuese përthithet shpejt, duke ndihmuar në zbutjen dhe pastrimin e koreve të kokës ose lëkurës së ciflosur. I krijuar me përbërës ushqyes me bazë bimore që janë mjaft të butë për t’u përdorur që nga lindja, Colief Baby Scalp Oil ndihmon në mbrojtjen e gjendjes së lëkurës së foshnjës tuaj.
Vaji i trëndafilit – Një hidratues i lehtë që përmban acide yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6, i cili mendohet se ndihmon në hidratimin e lëkurës
Kamomili – I njohur për vetitë e tij qetësuese, kamomili mendohet se ndihmon në qetësimin e lëkurës
Vitamina E – Një antioksidant natyral, që mendohet se ndihmon në qetësimin dhe mbrojtjen e lëkurës
I përshtatshëm që nga lindja.
Si ta pëdor?
Hidhni pak vaj në duart tuaja ose direkt në skalpin e foshnjës tuaj.
Masazhojeni butësisht vajin në lëkurën e kokës për të hidratuar lëkurën e thatë të ciflosur.
Ju gjithashtu mund të provoni të përdorni një furçë të butë në skalp për të ndihmuar në heqjen e lëkurës së ciflosur.
Përberësit:
Triglicerid kaprilik/kaprik, vaj i farës së lulediellit (helianthus Annuus), vaj frutash Olea Europaea (ulliri), vaj frutash Rosa Canina, vaj lulesh Anthemis Nobilis, Tokoferol, Limonen, Acid limoni.
Kujdes!
Vetëm për përdorim të jashtëm. Shmangni kontaktin me sytë. Mos e gelltitni. Mos e aplikoni në lëkurë të thyer. Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve. Ky produkt duhet të përdoret vetëm sipas udhëzimeve të përdorimit të mësipërm.
Ruani në një vend të thatë të freskët.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.